Vendosni fjalën kyçe....

Deklarata e Ramës, Gërvalla: Veriu pjesë e Kosovës, deklaratat e pamatura s’ndihmojnë


Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla e pyetur sot për deklaratën e Ramës për veriun e Kosovës, në Financial Times, tha se sovraniteti i Kosovës nuk duhet të diskutohet nga askush.

Gërvalla bëri thirrje që në vend të deklarimeve të pamatura duhet një koordimin dhe një bashkërendim që idetë t’i shërbejnë më shumë zgjidhjes së situatës.

“Bëj thirrje që në vend të deklarimeve të pamatura që më shumë hapin probleme se sa që zgjidhin, duhej një koordimin dhe një bashkërendim dhe një bisedë më e sinqertë mes autoriteteve tona, në mënyrë që idetë t’i shërbejnë më shumë zgjidhjes së situatës se sa prodhimit të lajmeve.

Veriu është pjesë e Kosovës, e një shteti sovran dhe të pavarur dhe Kosova si e tillë është pjesë e bashkësisë ndërkombëtare. Sovraniteti i Kosovës nuk duhet të diskutohet nga askush. Nganjëherë ka deklarata që të bëjnë të habitesh shumë. Nuk do doja të komentoja kryeministrin e Shqipërisë dhe të ndikojë në thellimin e keqkuptimeve, përveç një arsye sepse Kosova nuk ka asnjë shtet më afër sesa Shqipëria dhe bashkëpunimi është i jashtëzakonshëm. Pavarësisht deklaratave publike, ministritë tona, bizneset tona qytetarët tanë bashkëpunojnë në një rrafsh të jashtëzakonshëm si kurrë më parë, prandaj të gjithë së bashku do të duhej të flisnim më pak dhe të shihni si mund ti ndihmojmë situatës më shumë” tha Gërvalla.