Vendosni fjalën kyçe....

Basha deklaratë jashtë Kuvendit: Do punoj çdo ditë që PD të kthehet në alternativë për qytetarët


Ish-kreu i PD-së Basha ka thënë jashtë parlamentit se partia duhet të kthehet në alternativë e shpresë për qytetarët.

Ai deklaroi për gazetarët se do punojë çdo ditë që PD-ja të kthehet në alternativë duke mos qenë në kundërthënie me aleatët.

Basha theksoi se një nga arsyet e dorëheqjes së tij ka qenë tejkalimi i interesave personale.

“PD duhet të kthehet në një alternativë dhe shpresë për njerëzit. Do punoj ditë për ditë të kthehet në shpresë dhe alternativë për njerëzit, alternativë që nuk duhet të jetë në kundërthënie me aleatët tanë. Një nga arsyet e aktit tim ka qenë pikërisht tejkalimi i interesave personale për t’i dhënë mundësi që të diskutojmë dhe vendosim pa qenë në presion. Kjo ka qenë dhe arsyeja që vendosa të mos marr pjesë në mbledhjen e sotme. Kam bërë dhe do bëj gjithçka që PD të kthehet tek vlerat mbi të cilat është themeluar.” – tha Basha.