Vendosni fjalën kyçe....

Kapet 31-vjeçari në Tiranë, i gjendet në banesë lëndë narkotike


Një 31-vjeçar është ndaluar në Tiranë i cili akuzohet për shitje lëndësh narkotike.

Pas ndalimit të tij, efektivët kanë kontrolluar banesën e të riu me iniciale J.H. ku kanë gjetur një sasi lënde narkotike të ndarë në dhjetëra doza gati për shitje.

Po kështu policia ka sekuestruar një sasi parash që dyshohet se është përfituar nga shitja e drogës, tre celularë e një peshore elektronike.

Njoftimi

“Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Finish”, për goditjen e shpërndarjes së drogave në doza të vogla. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike e ndarë në dhjetëra doza, një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm, tre aparate celulare dhe një peshore elektronike.

Vihet në pranga poseduesi i tyre. Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike cannabis sativa në zonën e Shushicës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Finish”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– J. H., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, në rrugën “Gjin Kuqali”, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të ndarë në dhjetëra doza, një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm, tre aparate celulare dhe një peshore elektronike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.”