Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata pranon kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetit të PS-së Alqi Bllako


Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për arresytimin e deputetit të PS-së Alqi Bllako.

Ky i fundit dorëzoi dje mandatin e deputetit pasi prokuroria speciale kishte njoftuar më herët se do i drejtohej Kuvendit për të kërkuar arrestimin e tij. Bllako është pjesë e grupit që akuzohen për inceneratorin e Fierit e atë të Elbasanit.

Sipas SPAK, Bllako, ish-ministri Koka e ish-kreu i komunës Portëz Pëllumb Abeshi akuzohen se kanë falsifikuar dokumentet lidhur me shpronësimet e kryera mbi tokën ku është ndërtuar inceneratori i Fierit duke shkaktuar një dëm rreth 16 milionë lekë të reja në buxhetin e shtetit.

Po kështu Bllako akuzohet se ka përfiuar shuma të paligjshme nga kompania koncesionare e inceneratorit të Fierit në shumën rreth 15 milionë lekë të reja.

Në një deklaratë të shkurtër dy ditë më parë deputeti i PS-së Bllako tha se është i pafajshëm dhe se do e provojë këtë para drejtësisë. Kryeministri Rama e kreu i grupit parlamentar të PS-së Balla kanë deklaruar lidhur me çështjen në fjalë se përgjegjësia është individuale dhe se PS nuk bëhet mburojë e askujt që ka probleme me drejtësinë.