Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi për hetimet e inceneratorëve: SPAK është ende në provë, kjo çështje zbuloi një grup të strukturuar kriminal dhe politik


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dalë në një deklaratë për mediet, pas urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK për çështjen e inceneratorëve. Kryemadhi thotë se ajo që po ndodh sot është në sajë të padive të ngritura nga LSI në SPAK. Sipas saj, Prokuroria e Posaçme është ende në provë, ndërsa shton se kjo çështje ka zbuluar një grup të mirëfilltë kriminal.

“Sot bëhen 394 ditë nga padia e parë që dorëzuam në Prokurorinë e Posaçme, të ashtuquajtur SPAK. E gjitha kjo çpo ndodh sot me hetimet e inceneratorëve është falë akuzave dhe padive që ka çuar LSI-ja në SPAK.

Ashtu sikurse u tentua me Komisionin Hetimor për të varrosur të vërtetat e kësaj afere korruptive, po kështu ju garantoj se nuk do lejoj që kjo aferë, e cila është afera më e madhe korruptive që ka ndodhur në këto vite, nuk do të shuhet por do e çojmë deri në fund. E them me bindje të plotë, se çështja e inceneratorëve është grup i strukturuar kriminal por jo vetëm… dhe politik.

Sepse përmes parave të inceneratorëve janë kapur elementët më të rëndësishme të jetës shqiptare. Në fakt kemi vënë në provë SPAK, është në provë çdo ecuri e kësaj dosje. Në radhë të parë dua të falënderoj çdo specialist dhe ekspert që bënë të mundur hartimin e gjithë padisë.” – tha Kryemadhi.