Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon ëndrra e Maqedonisë së Veriut, Portugalia kualifikohet për në Kupën e Botës


Portugalia triumfoi 2:0 në ndeshjen finale të play-offit ndaj Maqedonisë së Veriut.

Portugalia e siguron kualifikimin për në Kupën e Botës që do të mbahet në Katar në nëntor dhe dhjetor të këtij viti.

Bruno Fernandes zhbllokoi shifrat në minutën e 32-të, pas asistimit të Cristiano Ronaldos.

Goli i dytë erdhi në minutën e 65-të, po nga Bruno Fernandes, i asistuar kësaj radhe nga Diogo Jota.