Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj: S’mund të ecim para me një ‘non grata’, bashkimi mund të ndodhë vetëm me simetri


Kreu i grupit parlamentar të PD-së Alibeaj tha sot se PD-ja nuk mund të ecë para dhe nuk mud të bashkohet duke pasur në gjirin e tij një person ‘non grata’.

Gjatë konferencës për shtyp me mediat nga selia blu, nënkryetari i PD-së theksoi se mënyra e vetme që PD-ja të bashkohet është largimi i Berishës njësoj siç ka bërë edhe Basha.

“Kjo nuk bëhet duke pasur në gjirin tonë një etiketim po edhe sanksione për të gjithë PD-në. Vendimi i gjykatës nuk ndryshon asgjë për sa i përket institucioneve të PD-së. Unë jam në këtë karrige si një nga nënkryetarët e PD-së, kryetar i grupit parlamentar. Demokratët pas 30 vitesh nuk mund të synojnë të ardhmen duke parë nga e shkuara. Nuk e synojnë të ardhmen duke pasur përballë një skenar si ai kundër SHBA-së dhe vlerave të demokracisë.  Kam qenë fare i qartë se cila është rruga që na çon drejt bashkimit. Bashkimi mund të ndodhë vetëm nëpërmjet një akti simetrik. Siç u largua Basha duhet të largohet edhe Berisha.” – tha ndër të tjera Alibeaj.