Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj: Atyre që erdhën në PD u dhashë dorën në shenjë fisnikërie


Enkelejd Alibeaj tha gjatë konferencës për shtyp para pak çastesh se u ka dhënë dorën atyre që kanë shkuar sot në selinë blu në shenjë fisnikërie duke nënkuptuar ish-kryeministrin Berisha dhe ndjekësit e tij.

Lidhur me vendimin e gjykatës ai tha se PD-ja do e ankimojë atë pasi është i paligjshëm dhe në kufijtë e një skandali.

“Ajo se çka ka ndodhur sot, një vendim i cili nuk bazohet në asnjë nga dokumentet reale që kjo parti ka depozituar në Gjykatën e Tiranës. Kallëzim penal për shpërdorim detyre për gjyqtarin në fjalë dhe së dyti ankim ndaj këtij vendimi të paligjshëm në kufijtë e një skandali. Backgroundi im si jurist kupton një gjë të thjeshtë, ai vendim nuk është i formës së prerë. Do paraqitet ankim dhe do jetë gjykata që do vendosë në aspektin juridik. Juristët e kanë këtë huq profesional që të presin deri sa gjykata të flasë. Lidhur nga ajo që u komunikua dhe nga personi i ulur këtu përpara, iu dhashë dorën njerëzve që erdhën në selinë e PD, si një shenjë e fisnikërisë që kushdo që vjen në këtë parti, dyert e së cilës janë të hapur t’i japim dorën.” – tha Alibeaj.