Vendosni fjalën kyçe....

Hysaj jashtë planeve të Ancelotit, nuk përfshihet në listën e Championsit


Klubi i Napolit nëpërmjet faqes së saj zyrtare ka bërë publike emrat e lojtarëve që ka grumbulluar për takimin e së martës kundër Liverpoolit e vlefshme për fazën e grupeve të Champions Leagues.

Por në listë vihet re se mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, është harruar tërësisht nga Ancelotti. Shkodrani nuk është grumbulluar fare për këtë takim dhe nuk do të jetë as në stolin e rezervave.

Mesa duket, as forma e mirë me Shqipërinë, ku ia doli për të shënuar edhe një gol ndaj Islandës, nuk e ka bindur teknikun italian për ta pasur mes të grumbulluarve.

LISTA: Allan, Callejon, Di Lorenzo, Elmas, Fabian Ruiz, Ghoulam, Insigne, Koulibaly, Karnezis, Llorente, Lozano, Luperto, Maksimovic, Malcuit, Manolas, Mario Rui, Meret, Mertens, Milik, Ospina, Younes, Zielinski.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *