Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim takon 15 prokurorët e SPAK-ut: Koha e pandëshkueshmërisë po merr fund


Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka takuar 15 prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, duke dhënë edhe një mesazh pas këtij takimi.

Në faqen e ambasadës amerikane thuhet se Kim u takua me ta për t’iu shprehur vlerësimin për punën e palodhur në ekip dhe ndjekjet penale të shumta të suksesshme.

“Është lajm i mirë për Shqipërinë që klasa e parë e hetuesve të BKH-së po iu bashkohet atyre në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Klasa e BKH-së me 28 hetues të përkushtuar dhe të trajnuar mirë do të sigurojë ndërtimin e çështjeve të forta nga SPAK-u. Së bashku, ata do u japin përparësi dhe fokus çështjeve më të rëndësishme dhe do modelojnë pavarësi dhe përgjegjshmëri. Së bashku, ata do të ndjekin penalisht dhe do bëjnë përgjegjës ata që dëmtojnë shqiptarët dhe pasurojnë vetveten përmes krimit të organizuar dhe korrupsionit. Askush nuk është mbi ligjin. Koha e pandëshkueshmërisë po merr fund.”, vazhdon më tej njoftimi.