Vendosni fjalën kyçe....

Kapet 36-vjeçari ne Berat, i gjenden 85 doza kanabis


Një 36-vjeçar është ndaluar në Berat i cili akuzohet se shiste lëndë narkotike.

Në pranga ka përfunduar personi me iniciale D.H., banues në fshatin Perondi të Kuçivës.

Gjatë kontrollit të riut i janë kapur 85 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Njoftimi

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se 1 shtetas shpërndante lëndë narkotike cannabis sativa, organizuan punën për kapjen e tij. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D.H., 36 vjeç, banues në fshatin Perondi, Kuçovë. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 85 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa dhe një peshore elektronike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.”