Vendosni fjalën kyçe....

Fauci ndryshon mendje, thotë se po mendon daljen në pension


Ndërsa thirrjet për shkarkimin e tij po forcohen lidhur me trajtimin e pandemisë, Dr. Anthony Fauci tha këtë javë se ai po mendon seriozisht të largohet nga pozicioni që ai ka mbajtur për gati katër dekada.

Në një intervistë në podcast në ‘Start Here’ të ABC që u publikua fundjavën e shkuar, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID) dhe Këshilltari Mjekësor për Administratën e Biden vazhdoi nxitjen e tij të zakonshme të frikës dhe parashikoi një rritjen e Covid-19 në SHBA.

Fauci, i cili është 81 vjeç dhe u emërua drejtor i NIAID-it në 1984, u pyet nga gazetari nëse kishte ndonjë mendim për daljen në pension ose lëvizjen në një rol më të vogël brenda qeverisë.

“Unë sigurisht duhet ta bëj dikur këtë gjë. Nuk mund të qëndroj në këtë punë përgjithmonë derisa stafi im të më gjejë të mbërthyer mbi tavolinën time një ditë. Preferoj të mos e bëj këtë.” – tha Fauci.

Përgjigja e Faucit ishte krejt ndryshe nga ajo që ai dha vetëm disa muaj më parë. Në nëntor, ai u zotua se nuk do ta linte postin e tij derisa Covid të ishte zhdukur, ndërsa pohoi gjithashtu se ai vetë është mishërimi i shkencës.