Vendosni fjalën kyçe....

Deputetët e PD i bashkohen protestuesve, fiken dritat e rrugës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”


Deputetët e PD të udhëhequr nga Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, kanë dalë nga selia e Rithemelimit dhe po i bashkohen protestuesve para Kryeministrisë.

Ndërkaq sapo protesta e opozitës ka nisur zyrtarisht para Kryeministrisë, dritat në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ janë fikur.

Ende nuk dihet arsyeja, ndërsa në protestë kanë mbërritur qytetarë nga të gjitha rrethet.

Janë instaluar kamera me rezolucion të lartë nga ana e policisë, për të regjistruar pamjet nga çdo incident i mundshëm.

 Mësohet gjithashtu se shtyllat janë lyer me graso.