Vendosni fjalën kyçe....

Rusët sulmojnë ndërtesën e banimit në Kiev, dëmtohet edhe stacioni i metrosë (PAMJET)


Sulmet në Kiev vazhdojnë mëngjesin e sotëm, ku raportohet se është djegur një ndërtesë banimi pasi u dëgjuan shpërthime në kryeqytet.

Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës zjarri shpërtheu në pesë katet e para të ndërtesës 10-katëshe, dhe u shua në orën 06:51 sipas orën lokale.

Nuk raportohet për të vdekur, por deri më tani raportohet se një person është plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Ndërkohë sipas BBC-së ka raportime se edhe stacioni i metrosë është sulmuar.

Rrjeti i metrosë së Kievit ka postuar në “Twitter” se një nga shpërthimet këtë mëngjes dëmtoi fasadën e stacionit Lukyanivska dhe zyrat.

Lukyanivska është mjaft afër qendrës së Kievit. Stacioni është mbyllur për shkak të dëmtimit.

Autoritetet ukrainase ndërkohë raportojnë për të tjera ndërtesa banimi të shkrumbuara këtë mëngjes.