Vendosni fjalën kyçe....

Policia aksion në Peqin, kontrolle për kapjen e personave me rekorde kriminale


Forca të shumta policie janë duke zhvilluar një operacion mbrëmjen e kësaj të marte në qytetin e Peqinit.

Sipas televizionit “Report Tv”, janë duke u kontrolluar disa shtëpi pas urdhrit të lëshuar nga gjykata.

Dyshimet janë se në këto ambiente mund të kryhen aktivitete të paligjshme, apo fshihen persona të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare.

Po ashtu kontroll po kryen edhe në disa biznese në zonën e Peqinit.

Operacioni është në zhvillim e sipër dhe ende nuk ka të dhëna zyrtare nëse ka apo jo persona të arrestuar.