Forcat ruse kanë dëmtuar një linjë të tensionit të lartë që lidh ish-centralin bërthamor në Çernobil me rrjetin elektrik. Të paktën kështu ka thënë kompania shtetërore e energjisë e Ukrainës sipas BBC-së.
Dëmi me sa duket ka ndodhur menjëherë pasi u rikthyen furnizimet me energji elektrike në objekt, por BBC thotë se nuk ka qenë në gjendje ta verifikojë këtë raport.
Ukrenergo, kompania shtetërore e energjisë e Ukrainës, nuk tha nëse ish-centrali bërthamor kishte humbur të gjithë fuqinë e jashtme si rezultat i dëmtimit.
Operatori i rrjetit thotë se një ekipi riparimi duhet t’i jepet akses i menjëhershëm në vendin, i cili është i pushtuar nga forcat ruse, për të inspektuar çdo dëmtim.