Vendosni fjalën kyçe....

“S’tallem me njerëzit se kam respekt, edhe 100 fish të protestojnë asnjë taksë karburanti nuk lëviz”


Kreu i qeverisë hodhi poshtë mundësinë e uljes së taksave të karburantit.

Ai e bëri pohimin gjatë bashkëbisedimit me qytetarët teksa tha se ai nuk tallet me qytetarët pasi ka respekt për ta.

Kreu i qeverisë shtoi se edhe 100 fish më shumë të jenë protestues, taksat e karburantit nuk do lëvizin.

“Nuk ka pasuri, asgjë më të madhe për mua se besimi që më keni dhënë për të qenë këtu. Kriza nuk filloi dje, ka filluar si rezultat i një reagimi të tregjeve shkak i ringritjes pas pandemisë dhe vala e inflacionit ka qenë më e përmbajtur se në Eurozonë. Kriza energjitike ndërkohë nuk ka filluar sot, e kam paralajmëruar unë atëherë kur thonin nuk ekziston. Unë nuk tallem me njerëzit se kam respekt, me vendin se janë shumë të shtrenjta për mua. Unë i vlerësoj protestat, une nuk kam çfarë frike të kem. Detyra ime nuk e pranon frikën. Kjo protestë është një turp që po tërheq njerëz të shqetësuar, dëshpëruar, panikuar nga kjo situatë. Bota proteston kundër luftës jo pse u rritën çmimet. Këtu flitet për Luftë të tretë Botërore. Dilni protestoni sa të doni, edhe 100 fish të jeni asnjë taksë karburanti nuk lëviz.” – tha Rama.