Vendosni fjalën kyçe....

E mbyti dhe e hodhi në kanal, arrestohet autori i dyshuar në Kuçovë


Policia ka arritur të zbardhë ngjarjen dhe të identifikojë autorin e dyshuar për gjetjen e trupit të pajetë mbrëmjen e djeshme në fshatin Havaleas në Kuçovë.

Shërbimet e policisë kanë arrestuar shtetasin F.M 58-vjeç komshi me viktimën si autor të dyshuar.

58-vjeçari dyshohet se për motive të dobta e ka mbytur dhe më pas e ka lënë në kanal 64-vjeçaren.

“Mbyti 64-vjeçaren dhe e hodhi në kanal, Policia zbardh ngjarjen dhe identifikon autorin e dyshuar. Vihet në pranga 58-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, pas marrjes së njoftimit për një shtetase të pajetë në kanal, në fshatin Havaleas, Kuçovë, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.

Falë veprimeve të shpejta dhe informacioneve të grumbulluara u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. M., 58 vjeç, banues në fshatin Havaleas, Kuçovë, i cili dyshohet se për motive të dobëta, e ka mbytur dhe e ka lënë në një kanal shtetasen F.S., 64 vjeçe, banuese në fshatin Havaleas, Kuçovë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.