Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi: S’e kuptojmë ende ç’bën Lulzim Basha në zyrë, e kanë braktisur 95% e grupit parlamentar


Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka pohuar mbrëmjen e sotme se shumë shpejt në selinë blu do ketë përshpejtim të situatave.

I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’, demokrati tha se askush nuk e kupton se çfarë bën ende Lulzim Basha në zyrë duke qenë se e kanë braktisur 95% e deputëve.

“Më vjen keq që duhet të shpenzojmë ende kohën për ish-kryetarin e PD-së. Lulzim Basha nuk është as pakicë sot, ai është vetëm. I kanë ngelur disa kryetarë partish të komanduar. Këto vite ai është përpjekur të vrasë garën, të vrasë votën. Ka pasur tre-katër prej tyre me një kërkesë absurde që kjo të shoqërohet me dorëheqjen e z.Berisha 95% e grupit parlamentar e kanë braktisur Lulzim Bashën. Basha është toksik për sa i përket votës. Për çfarë qëndron ky njeri ende në seli përveç se të mundësojë jetëgjatësinë e Edi Ramës në pushtet. Do ketë përshpejtim të të gjithë situatave.”  tha Këlliçi.