Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Zall Gjocajt fitojnë betejën edhe në Gjykatën e Lartë, kundër ndërtimit të HEC-it


Banorët e Zall Gjocajt kanë fituar edhe në Gjykatën e Lartë betejën kundër ndërtimit të HEC-it Zajs.

Gjykata e Lartë me një vendim të ditës së sotme (24 nëntor 2022) la në fuqi vendimet e dy gjykatave për të hequr licencën e kompanisë koncesionare për prodhimin e energjisë në Zall Gjoçaj.

Gjykata e Lartë ka vendosur sot në favor të banorëve te Zall Gjocaj duke lënë në fuqi vendimet e mëparshme e duke i hequr licencën kompanisë koncensionare për prodhimin e energjisë për Hec Zajs, në Zall Gjocaj! Ky vendim përforcon dy vendimet e mëparshme të Gjykatës së shkallës së parë dhe të Apelit. Por më e rëndësishmja legjitimon edhe më shumë nga ana juridike betejën 4-vjeçare të komunitetit të zonës. Beteja nuk ka mbaruar, por kjo është një shenjë e mirë për të gjitha lëvizjet mjedisore dhe shoqërore në Shqipëri, të cilat nuk duhet të mjaftohen vetëm me betejat gjyqësore, por as të mos i lënë pa i përdorur ato si mjete në rezistencën e tyre. Zall Gjoçaj u jep forcë të gjithëve!”-njoftohet në faqen e aktivistëve.