Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri masiv përfshin pyllin me pisha dhe dushk në zonën e Peshtanit në Fier, ndërhyn reparti i zjarrfikësve


Një zjarr masiv ka përfshirë pyllin me pisha dhe dushk në zonën e Peshtanit në Fier. 

Flakët janë perhapur me shpejtësi, të favorizuara edhe nga era dhe tempersturat e larta, ndërsa fikja e tyre bëhet tepër e vështirë.

Pranë vendit të ngjarjes aktualisht ndodhen 25 efektivë zjarrfikës të repartit të Fierit të cilët kanë lokalizuar zjarrin ndërsa në një terren të veshtirë po punojnë për mbajtjen nën kontroll e fikjen e tij.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së flakëve, ndërkohë që në këto ditë me temperatura të larta rreziku nga zjarret është shumë i madh.