Vendosni fjalën kyçe....

Protesta edhe në Shkodër: Kush shkon në koncertin e Malumës është nder i kombit, kush del në protestë është turp i kombit


Paralelisht me protestën që po zhvillohet në Tiranë, në këto momente edhe qytetarët e Shkodrës po protestojnë kundër rritjes së çmimeve.

Me pankarta në duar ata i bëjnë thirrje qeverisë të ulë taksat.

Në një nga pankartat ironizohet edhe koncerti që do mbahet më vonë sot në kryeqytet ku pritet të këndojë këngëtari kolumbian me famë botërore, Maluma.

“Edi Rama: Kush shkon në koncertin e Malumës është nder i kombit, kush del në protestë është turp i kombit.”– thuhet në një nga pankartat ironizuese.

Ata i referohen termit të përdorur nga kryeministri Edi Rama se protestuesit po kthehen në një turp kombëtar.

“Ministria me Range Rover, qytetarët në këmbë.”- thuhet në një pankartë tjetër.

“Bashkohuni me ne, kundër shpopullimit, kundër rritjes së çmimeve dhe kësaj qeverisjeje”-bëjnë thirrje protestuesit shkodranë.