Vendosni fjalën kyçe....

Borrell: BE e gatshme për masa të reja nëse nuk ka ulje të tensioneve në veri të Kosovës


Përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell ceku sot çështjen e sanksioneve ndaj Kosovës në rast se qeveria Kurti nuk do ndërmarrë hapa për uljen e tensioneve në veri të vendit.

Teksa bëri thirrje për zgjedhje të reja në katër komunat në veri, ai tha se masat do jenë të natyrës ekonomike e e politike.

Deklarata e tij erdhi pas takimit me ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së.

“Masat do godasin aspekte politike dhe ekonomike të marrëdhënieve tona. Vetëm shtetet anëtare mund ta bëjnë këtë gjë. Ne po punojmë në mënyrë shumë të strukturuar dhe do të fillojmë të shikojmë se çfarë masash mund të merren në rast se përfundimisht nuk arrijmë një marrëveshje për shpalljen e zgjedhjeve.” – tha Borrell pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së.

Ai tha se po punohet dhe se do shihet ‘se çfarë masash mund të merren në rast se nuk arrijhet një marrëveshje për shpalljen e zgjedhjeve’.

Më herët Serbia liroi tre policët e Kosovës që u rrëmbyen nga forcat speciale serbe ndërsa presidentit serb Vuçiç i kërkoi Sekretarit amerikan Blinken që të ushtrojë presion te Prishtina zyrtare që të lirojë serbët e arrestuar.