Vendosni fjalën kyçe....

Batuta e Ramës: Këtu është si Rock’n Roll, në Bruksel muzikë klasike. Ka tjetër energji Ballkani


Kryeministri Rama pohoi sot se BE-ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor aq sa rajoni ka nevojë për integrimin në union.

Ai e bëri deklaratën nga zona para stadiumit ku priti liderët e BE-së që do marrin pjesë në samit.

Po kështu ai tha me batutë se në Shqipëri e Kosovë dinamika është si muzika Rock‘n Roll ndërsa BE-ja është si simfoni klasike.

“Kjo është e jashtëzakonshme. Është diçka që edhe ai me imagjinatën më guximtare nuk do kishte menduar se do ndodhte. Po ndodh. Është sinjal i fortë i vetëdijes se BE-ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE-në. Kjo është shumë e rëndësishme. Ka një ndryshim shumë të madh dinamika në Shqipëri dhe Kosovë. Këtu është si ‘Rock and Roll’ ndërsa në Bruksel simfoni klasike. Ka një energji tjetër Ballkani.” – tha Rama.