Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet pas më shumë se dy orësh protesta te Kryeministria: Do kthehemi nesër


Pas më shumë se 2 orësh është mbyllur protesta kundër rritjes së çmimeve të karburanteve dhe produkteve të shportës, e cila ishte vendosur përballë Kryeministrisë.

Por ata largohen me premtimin për t’u rikthyer përsëri për të protestuar në çdo ditë të javës në orën 17:00.

 “Nesër prap, nesër prap, nesër prap. Do dalim në rrugë me qindra me mijëra, po nuk ranë çmimet, do bjerë qeveria.”– bërtitën ata në kor.

“Kjo është protesta më e bukur ndonjëherë, do dalim çdo ditë të javës në orën 17:00.”- tha një nga protestuesit.

Protesta e pestë radhazi nisi në orën 11:00 në Sheshin Shkënderbej dhe qytetarët më pas marshuan drejt sheshit përpara Kryeministrisë, ku kanë qëndruar për më shumë se dy orë.