Vendosni fjalën kyçe....

Alban Rexha thyen orën “roleks” dhe i bën thirrje Ramës: Thyejini edhe ju orët tuaja mes Parlamentit për popullin, i keni nga 100 mijë Euro e lart (FOTOT)


Në protestën e sotme përpara Kryeministrisë protestuesit kanë ironzuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, se protestuesit lëvizin me makina “X5” dhe mbajnë orë të shtrenja “roleks” në dorë.

“Mka këtu përballë ky plehra këtu. Me respekt të gjithë juve bodygardëve të mi, unë do ju paguaj sa t’ju dojë shpirti juve… vetëm një gjë… edhe me vdek tani mos u tërhiqni.

Vëllezër ky bashkë me ata plehrat aty thotë dalin këtu me X5 e me roleksa. Një sportisti im është këtu mbrapa. I kam dhënë roleks. Roleksi është fallso, le të dalë këtu. Ja ku e keni, do ta thyejë këtu në mes të gjithëve jush. Është fallso. Këta janë fallso, këta janë rrugeçër, këta janë plehra.

Thyeje orën ja ta shohin këta vëllezërit këtu. Ja ku e ka… urdhëroni.”- thotë protestuesi.

Protestuesi me orën “roleks” është Alban Rexha. Ai e heq atë nga dora dhe e hedh në tokë duke e thyer. Por ky protestues ka edhe një thirrje për Ramën dhe ministrat e tij, të thyejnë edhe ata orët e tyre për popullin.

“Kjo ora ime fallso do thyhet sot, edhe ne kemi icik qejf pme bo pak pordhë si ju po, gjëja që do ju kërkoja është t’i thyeni edhe jo orët tuaja në mes të Parlamentit për këtë popull. Se i keni të gjithë nga 100 mijë Euro e lart. Ky ishte roleksi.”- tha protestuesi pas thyerjes së orës.