Vendosni fjalën kyçe....

Agjencia në SHBA këshillon qytetarët: Në rast sulmi bërthamor futuni në strehim, ruani dictancën sociale dhe mbani maska


Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave në SHBA (FEMA) ka lëshuar një njoftim për qytetarët lidhur me zbatimin  e masave në rast të një sulmi të mundshëm bërthamor.

Njoftimi vjen teksa Rusia ka nisur pushtimin  e Ukrainës dhe tensionet mes Moskës e NATO-s kanë qenë të larta.

Ajo që bie në sy është se qytetarët këshillohen që në rastet kur do shkojnë në strehimet bërthamore duhet të kujdesen që të ruajnë distancimin social dhe të mbajnë maskat.

Futuni brenda

Hyni brenda ndërtesës më të afërt për të shmangur rrezatimin. Godinat prej tulle ose betoni janë më të mirat. Hiqni rrobat e ndotura dhe fshijini ose lani lëkurën e pambrojtur nëse keni qenë jashtë pasi ka ardhur vala. Dezinfektuesi i duarve nuk mbron. Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës, nëse është e mundur.

Mos përdorni peceta dezinfektuese në lëkurën tuaj. Shkoni në bodrum ose në mes të ndërtesës. Qëndroni larg mureve dhe çatisë së jashtme.

Mundohuni të mbani një distancë prej të paktën 1.8 metrash midis vetes dhe njerëzve që nuk janë pjesë e familjes suaj. Nëse është e mundur, mbani një maskë nëse jeni duke u strehuar me njerëz që nuk janë pjesë e familjes suaj. Fëmijët nën dy vjeç, personat që kanë probleme me frymëmarrjen dhe ata që nuk janë në gjendje t’i heqin vetë maskat, nuk duhet t’i mbajnë ato.

Qëndroni brenda

Qëndroni brenda për 24 orë nëse autoritetet lokale nuk japin udhëzime të tjera. Vazhdoni të praktikoni distancimin social duke mbajtur një maskë dhe duke mbajtur një distancë prej të paktën 1.8 metrash mes vetes dhe njerëzve që nuk janë pjesë e familjes suaj. Familja duhet të qëndrojë aty ku është brenda. Ribashkohuni më vonë për të shmangur ekspozimin ndaj rrezatimit të rrezikshëm. Mbani kafshët tuaja shtëpiake brenda.