Vendosni fjalën kyçe....

Basha nga një pikë karburanti: I bëj thirrje të përsëritur qeverisë të ulë çmimin (Video)


Kreu i PD-së Basha i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të ulë çmimi e karburantit në vend.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga një pikë karburanti, kryedemokrati tha se kjo është e mundur nëpërmjet uljes së taksës Rama mbi karburantin dhe taksave të tjera që prekin çmimin e tij.

Basha theksoi se çmimi i karburantit i prek të gjitha çcmimet e tjera e për këtë arsye ulja e tij është e domosdoshme.

“Përshëndetje të dashur miq. Siç e shikoni çmimi i naftës ka arritur në 230 lekë të reja për litër, 2300 lekë për litër. I bëj një thirrje të përsëritur qeverisë të marrë masa duke hequr taksën e qarkullimit Rama mbi karburantin, 240 lekë për litër dhe duke marrë masa të tjera shtesë pë të stabilizuar këto ditë të vështira çmimin e karburantit i cili ka jë efekt të drejtpërdrejt në mallrat s shërbimet bazë për të gjithë qytetarët. Është detyra e qeverisë t’u vijë në ndihmë njerëzve dhe biznesit në këto kohë të vështira e qeveria shqiptare i ka të gjitha mundësitë duke ulur taksat që t’u vijë në ndihmë njerëzve në nevojë në mënyrë që ju të paguani më pak për karburantin, të paguani më pak për mallrat e tjera dhe shërbimet e tjera bazë çmimi i të cilave ndikohet drejtpërdrejt e rritet nga çmimi i karburantit. Ndaj e përsëris thirrjen që qeveria t’u vijë në ndihmë njerëzve duke bërë të mundur që çmimi i karburantit të mbahet nën kontroll përmes uljes së taksave që ndikojnë te çmimi.” – dëgjohet të thotë Basha.