Vendosni fjalën kyçe....

Motori përplaset me makinën në Shkodër, humb jetën një 36-vjeçar


Një aksident i ka marrë jetën një 36-vjeçari në Shkodër pasditen e sotme, ku një motorçikletë është përplasur rreth orës 19:00 me një makinë tip “Audi”.

Aksidenti që i mori jetën 36-vjeçarit ndodhi në lagjen Liria të Shkodrës është shtetasi me iniciale E.L banues në lagjen Qemal Stafa dhe ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës.

Drejtuesi i  “Audi”-t  është personi me iniciale A. M, 50 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër. Sipas policisë, në vendngjarje  ndodhet grupi hetimor ku vijon punën  për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *