Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni Evropian ndërpret bashkëpunimin me Rusinë në programet shkencore dhe kërkimore


Komisioni Evropian ka pezulluar bashkëpunimin me entitetet ruse në kërkimin, shkencën dhe inovacionin, pas pushtimit rus të Ukrainës.

Në një deklaratë për mediet, thuhet se KE gjithashtu pezullon pagesat për subjektet ruse sipas kontratave ekzistuese dhe “nuk do të lidhë asnjë kontratë të re dhe asnjë marrëveshje të re” me organizatat ruse.

“Bashkëpunimi kërkimor i BE-së bazohet në respektimin e lirive dhe të drejtave që mbështesin përsosmërinë dhe inovacionin.

Agresioni i urryer ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës është një sulm kundër të njëjtave vlera. Prandaj është koha për t’i dhënë fund bashkëpunimit tonë kërkimor me Rusinë.”- tha Margrethe Vestager, nënkryetare ekzekutive për një Evropë të përshtatshme për Epokën Dixhitale, citon CNN.

Vestager shtoi se po bëhet gjithashtu vlerësimi i situatës sa i përket edhe aleatit rus, Bjellorusisë.