Vendosni fjalën kyçe....

Kancelari gjerman i kërkon Putinit t’i japë fund armiqësive


Kancelari gjerman Olaf Scholz ka qenë lideri  radhës europian i cili ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin të cilit i ka kërkuar që të ndalojë menjëherë të gjitha veprimet ushtarake, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane.

Scholz gjithashtu i bëri thirrje Putinit që të lejojë aksesin për ndihma humanitare në zonat ku po zhvilloheshin luftime.

Gjatë bisedës një-orëshe, liderët ranë dakord që së shpejti të zhvillojnë bisedime të mëtejshme, shtoi zëdhënësi, raporton DW.

Putin gjithashtu i tha Scholz se një raund i tretë i bisedimeve midis përfaqësuesve rusë dhe ukrainas do të zhvillohej këtë fundjavë, sipas deklaratës gjermane.

Gjatë bisedimeve të armëpushimit të enjten, negociatorët rusë dhe ukrainas ranë dakord të krijojnë korridore humanitare në pjesët e Ukrainës të goditura keq nga luftimet. Ishte hera e dytë që ata takoheshin që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.