Vendosni fjalën kyçe....

Rusia bllokon aksesin në pesë mediet e mëdha perëndimore: Po japin informacione të rreme


Rregullatori shtetëror rus i medias Roskomnadzor po bllokon aksesin në faqet e internetit të pesë organizatave ndërkombëtare të medias.

Uebsajtet e bllokuara janë ato të BBC-së, Zërit të Amerikës, Radio Evropa e Lirë/Radio Liberty, uebsajti me bazë në Letoni “Meduza” dhe transmetuesi gjerman “Deutsche Welle”, të cilat janë ndër mediat më të mëdha të lajmeve të huaja në gjuhën ruse.

Siç shkruan Reuters, faqet u bllokuan për ato që u quajtën “informacione të rreme” në lidhje me veprimet ushtarake ruse në Ukrainë, duke përfshirë raportet për sulme ndaj civilëve dhe humbjet e ushtrisë ruse.

Zhvillimi vjen pasi BBC njoftoi këtë javë se do të transmetojë programin e saj të Shërbimit Botëror në frekuencat e radios me valë të shkurtra, në mënyrë që të mund të dëgjohet nga ata në Kiev dhe në pjesë të Rusisë.