Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky thirrje NATO-s: Na dërgoni avionë luftarakë


Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka dalë në një konferencë për shtyp ku i ka bërë thirrje Perëndimit që t’i dërgojë avionë luftarakë.

“Nëse nuk keni fuqinë për të mbyllur qiejt (të zbatoni një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë), atëherë na jepni aeroplanë.”– tha ai, citon BBC.

“Nëse në nuk jemi më atëherë Zoti na ruajt, Letonia, Lituania, Estonia do të jenë të radhës.”– shtoi ai.

Këto vende në Balltik, janë pjesë e aleancës mbrojtëse të NATO-s, që do të thotë se nëse Rusia do të pushtonte një prej tyre, do të ishte në luftë me të gjithë anëtarët.