Vendosni fjalën kyçe....

Shefi i Inteligjencës Ruse: Ukraina ishte duke punuar për armë bërthamore dhe SHBA-të e dinin


Kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Ruse (SVR), Sergei Naryshkin, ka deklaruar se institucioni i tij kishte marrë informacione që tregonin se Ukraina po punonte në ndërtimin e armëve të saj bërthamore. Dhe për më tepër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin në dijeni për këtë, raporton Sputnik.

Për këtë arsye, Naryshkin theksoi se kërcënimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të braktisur Marrëveshjen e Budapestit nuk ishte “një premtim bosh”.

Kujtojmë se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërcënoi të tërhiqte Ukrainën nga Marrëveshja e Budapestit, sipas së cilës Ukraina e pavarur hoqi dorë nga arsenali bërthamor që trashëgoi nga BRSS në këmbim të garancive të sigurisë.

Naryshkin vuri në dukje se Ukraina e ka ruajtur potencialin teknik për të krijuar armatim bërthamor dhe se ky është më i lartë se ai i Iranit apo i Koresë së Veriut.