Sean Penn ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shihet me bagazhe dhe çantë shpine pranë një vargu makinash duke u përpjekur të kalojë në Poloni.
Aktori, aktivisti dhe regjisori i njohur amerikan ndodhej në Ukrainë duke punuar në një dokumentar kur forcat ruse pushtuan vendin.
Ai ka treguar se sëbashku kolegët e tij janë detyruar të braktisin makinën e tyre për t’u larguar më pas në këmbë nga Ukraina, përmes kufirit polak.
“Unë dhe dy kolegë ecëm me kilometra deri në kufirin polak pasi braktisën makinën tonë në anë të rrugës.”– shkruan Penn në Twitter. “Pothuajse të gjitha makinat në këtë foto mbajnë vetëm gra dhe fëmijë, shumica pa asnjë shenjë bagazhi, dhe një makinë është e vetmja pronë e tyre me vlerë.”
Myself & two colleagues walked miles to the Polish border after abandoning our car on the side of the road. Almost all the cars in this photo carry women & children only, most without any sign of luggage, and a car their only possession of value. pic.twitter.com/XSwCDgYVSH
— Sean Penn (@SeanPenn) February 28, 2022
Penn kishte bërë edhe më herët postime lidhur me konfliktin që ka nisur prej një jave në Ukrainë, ku shprehej se “Putin do të ketë bërë një gabim shumë të tmerrshëm për të gjithë njerëzimin”.
Ndërsa ka shprehur vlerësimet e tij për presidentin dhe popullin e Ukrainës.
CNN ka konfirmuar se aktori ka arritur të dalë nga Ukraina… megjithatë nuk janë bërë më me dije detaje të mëtejshme.