Vendosni fjalën kyçe....

Nga 14 Marsi, Franca heq pasaportat e Covid-19 dhe maskat për fytyrën


Duke filluar nga 14 marsi, njerëzit në Francë nuk do të kenë më nevojë të paraqesin një pasaportë Covid-19 për t’u futur në ambiente publike të brendshme. Të paktën kështu njoftoi të enjten kryeministri francez Jean Castex në një intervistë për TF1.

Kreu i kabinetit francez tha se situata me pandeminë po përmirësohej “falë përpjekjeve tona kolektive”, duke e lejuar vendin të heqë disa kufizime.

Maskat e fytyrës nuk do të jenë më të detyrueshme në më pak se dy javë në Francë, përveçse në transportin publik, shkruan RT.

Megjithatë Castex shtoi se të moshuarit do të duhet ende të tregojnë prova të vaksinimit për të aksesuar kujdesin në një shtëpi pleqsh. Po ashtu kujdestarët do të duhet të vaksinohen për të punuar atje.

Në të njëjtën intervistë, kryeministri foli edhe mbi detajet e planit për të përballuar pasojat nga aksioni ushtarak rus në Ukrainë dhe sanksionet perëndimore të vendosura si hakmarrje.

Presidenti Emmanuel Macron njoftoi të mërkurën se vendi do të ndërmarrë hapa për ta bërë ekonominë e tij më elastike. Ai tha se do të punojë për të mbrojtur industritë më të cenueshme të Francës duke gjetur rrugë të reja furnizimi dhe tregje për to.