Vendosni fjalën kyçe....

OKB nxjerr shifrat: 249 civilë të vrarë dhe 553 të plagosur nga lufta në Ukrainë


Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka deklaruar se ka konfirmuar se 249 civilë janë vrarë dhe 553 janë plagosur në Ukrainë gjatë javës së parë të konfliktit pas pushtimit rus.

“Shumica e viktimave civile të regjistruara nga ora 4 e mëngjesit më 24 shkurt 2022 deri në orën 12 të mesnatës më 2 mars 2022 u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, si dhe raketat dhe ajri.”– thuhet në një deklaratë, citon NDTV.com.

Ushtria ruse e intensifikoi sulmin e saj në qytetet ukrainas këtë të enjte, duke kapur të paktën një qytet, Kherson-in në jug dhe u shty më tej në qytetet portuale strategjike: Odessa dhe Mariupol.

Sulmi me raketa ndaj qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, vazhdon.

Ndërkohë, të dyja palët janë takuar për një raund të dytë bisedimesh mbi armëpushimin.