Vendosni fjalën kyçe....

Në Çeki rrezikoni të ndiqeni penalisht nëse shpreheni pro Rusisë ose Putinit


Mbështetja publike për pushtimin e Ukrainës nga Rusia mund të përbëjë një vepër penale në Republikën Çeke. Të paktën kështu ka konfirmuar Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të vendit.

Igor Stříž, prokurori aktual i përgjithshëm i Çekisë, publikoi më 26 shkurt një deklaratë, në të cilën ai paralajmëroi simpatizantët e Putinit që mbështesin sulmin rus ose shprehin mbështetje apo lavdërim për presidentin rus Vladimir Putin, se për këto mund përballen me përgjegjësi penale.

Stříž  u tha banorëve çekë se “çdokush ka të drejtë të shprehë pikëpamjet e tij në një mënyrë që ata e konsiderojnë të përshtatshme”, por paralajmëroi se kufijtë e “lirisë së fjalës në një shtet demokratik” janë “të qeverisura nga shteti i së drejtës”.

Si i tillë, prokurori i përgjithshëm u kërkoi banorëve çekë të mos bënin deklarata publike “që do të shkonin përtej kërkesave kushtetuese dhe kufizimeve ligjore”.

Ambasada e Ukrainës në Çeki shkroi në “Twitter” se tashmë kishte dy raste të të arrestuarve të akuzuar për shkelje të tilla.