Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Udhëheqësit jodemokratikë  shtypin popujt e tyre dhe u hapin rrugë ambicieve ekspansioniste


Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë mesazhin e dhënë në Forumin ku mori pjesë në Maltë “Për Kulturën dhe Një Paqe të Drejtë”

Kreu i Shtetit foli për rolin e udhëheqësit në një vend demokratike. Sipas tij, udhëheqja e vërtetë përfshin vizionin dhe vendosmërinë për të shikuar përpara.

Meta theksoi se drejtuesit jodemokratikë shtypin popujt e tyre dhe përçajnë kombet duke u hapur rrugë ambicieve ekpansioniste.

Të gjithë ne jetojmë nën të njëjtin qiell, por shikojmë horizonte të ndryshme. Udhëheqja e vërtetë përfshin vizionin dhe vendosmërinë për të shikuar përpara, drejt një të ardhmeje më të ndritur, duke i shërbyer popullit, vendit si dhe duke mbrojtur paqen.

Udhëheqja e vërtetë do të thotë që të jesh i aftë për të parashikuar çdo rrezik potencial si dhe për të vepruar paraprakisht, duke punuar pa u lodhur dhe duke i frymëzuar njerëzit drejt tolerancës, gjithëpërfshirjes, dialogut dhe harmonisë mes qytetarëve dhe mes kombeve.

Udhëheqësit jodemokratikë i shtypin popujt e tyre, përçajnë kombet dhe u hapin rrugë ambicieve ekspansioniste, duke shkaktuar konflikte dhe kërcënuar paqen”, ka deklaruar Meta.