Një diamant blu 10 karatësh, i cili mund të arrijë 20 milionë dollarë kur të dalë në treg në fund të këtij muaji, u prezantua të enjten nga shtëpia e ankandit Sotheby’s në Gjenevë.
Guri i çmuar në formë jastëku, e njohur si “Diamanti Blu i Mesdheut”, u nxorr në një minierë në Afrikën e Jugut dhe shfaqi një ngjyrë të rrallë që kualifikohej si blu e gjallë, tha Sotheby’s, shkruan Reuters.
“Tregu i diamanteve me ngjyra vijon të rritet”, tha Jessica Wyndham nga Sotheby’s, duke shtuar se ajo priste një çmim prej 20 milionë dollarësh.
Në vitin 2016, një tjetër diamant blu u shit për 56.8 milionë franga zvicerane (68.7 milionë dollarë) në një ankand të Christie’s në Gjenevë.
Koleksioni i lartë i bizhuterive të Sotheby, i cili përfshin gurë të tjerë të çmuar me ngjyra, u prezantua para gazetarëve në Gjenevë përpara një ankandi të planifikuar për 13 maj në hotelin Mandarin Oriental.