Vendosni fjalën kyçe....

Arbi Agalliu: Pa presionin publik, paratë e shqiptarëve do vidheshin përmes tenderit 500 milionësh të FSHZH-së


Deputeti i Partisë Demokratike Arbi Agalliu ka dalë sot në një deklaratë për mediat, lidhur me anulimin e tenderit të Fondi Shqiptar i Zhvillimit për dizejnimin e menusë së “100 fshatrave”.

Agalliu thotë se tenderi u anulua vetëm pas presionit publik. Sipas tij, SPAK ka prova për të vënë para drejtësisë kreun e FSHZH-së Dritan Agollin, në kushtet kur ka dyshime se fituesi i tenderit ishte paracaktuar dhe është shkelur ligji për prokurimin publik për kriteret e vlerësimit.

“Komisioni i Prokurimit Publik thotë se ka anuluar tenderin abuziv 500 milionë lekësh të fondit shqiptar të zhvillimit për dizenjimin e menusë së 100 fshatrave. Nëse nuk do të ishte presioni publik pas publikimit të fakteve se si Fondi Shqiptar i Zhvillimi kishte paracaktuar fituesin e tenderit, ky tender nuk do të ishte anuluar dhe paratë e shqiptarëve do të përfundonin në xhepat e pushtetarëve të korruptuar.

Por po kështu dhe nisja e hetimit nga SPAK ka nxitur Komisionin e Prokurimit Publik të heqë përgjegjësinë ligjore. Në arsyetimin e tij, komisioni ka faktuar se kriteret e vlerësimit teknik nuk janë në përputhje me legjislacionin për prokurimin publik, çka është një provë më shumë për SPAK, për të çuar para drejtësisë mikun e Ramës, Dritan Agolli.”– deklaroi Agalliu.

Deputeti demokrat thotë se inkurajon SPAK-un të çojë para drejtësisë zyrtarët e korruptuar që shpërdorojnë taksat e qytetarëve më të varfër në Evropë, me skema “të tilla si kjo menu 500 milionëshe”.

DEKLARATA E AGALLIUT

Disa javë më parë ne denoncuam tenderin prej 500 milionë lekësh që Fondit Shqiptar i Zhvillimit ka dhënë për përgatitjen e një menuje tradicionale.

Bëhet fjalë për një tender për hartimin e menusë së projektit të “100 fshatrave”. Tender i paracaktuar për t’iu dhënë djalit të drejtorit të FSHZH, Dritan Agolli që ka bërë tenderin.

Komisioni i Prokurimit Publik thotë se ka anuluar tenderin abuziv 500 milionë lekësh të fondit shqiptar të zhvillimit për dizenjimin e menusë së 100 fshatrave. Nëse nuk do të ishte presioni publik pas publikimit të fakteve se si Fondi Shqiptar i Zhvillimi kishte paracaktuar fituesin e tenderit, ky tender nuk do të ishte anuluar dhe paratë e shqiptarëve do të përfundonin në xhepat e pushtetarëve të korruptuar.

Por po kështu dhe nisja e hetimit nga SPAK ka nxitur Komisionin e Prokurimit Publik të heqë përgjegjësinë ligjore. Në arsyetimin e tij, komisioni ka faktuar se kriteret e vlerësimit teknik nuk janë në përputhje me legjislacionin për prokurimin publik, çka është një provë më shumë për SPAK, për të çuar para drejtësisë mikun e Ramës, Dritan Agolli.

Ndërkohë që fshatrat s’kanë rrugë, drita e ujë, s’kanë asnjë investim të kryer apo planifikuar, qeveritarët e korruptuar duan të vjedhin paratë e tyre përmes tenderëve për menu.

Ne inkurajojmë SPAK të çojë para drejtësisë zyrtarët e korruptuar që shpërdorojnë taksat e qytetarëve më të varfër në Evropë, me skema të tilla si kjo menu 500 milionëshe. Njerëzit e ndershëm të këtij vendi vuajnë varfërinë e krijuar nga korrupsioni i kudondodhur nga braktisja e qeverisë në ditët e tyre më të vështira, siç ishte tërmeti, pandemia e tashmë dhe çmimet e rritura të ushqimeve, të karburantit, ndërsa qeveria e ka mendjen si të përfitojë nga një listë gatimesh me vlerë prej 500 milionë lekësh, deri te megaskandali i inceneratorëve, dhe është kthyer në armikun më të egër të mirëqenies së shqiptarëve.

Lufta ndaj korrupsionit është një prioritet kombëtar, po varfëron çdo ditë shqiptarët dhe po shkatërron ekonominë dhe si e tillë duhet të trajtohet nga institucionet e drejtësisë.

Shqiptarët presin ndëshkim nga drejtësia.

Shqiptarët e dinë se;

Edi Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!