Vendosni fjalën kyçe....

PD pas largimit të kryebashkiakut të Mallakastrës: Produkt kriminal i Edi Ramës, herët a vonë edhe kryeministri do dalë para drejtësisë


Partia Demokratike ka thënë se kryeministri Rama është i pafuqishëm për të mbrojtur kriminelët që e sollën në pushtet.

Numri dy i selisë blu Bardhi ka reaguar pas vërtetimit të dënimit të kryebashkiakut të Mallakastrës Qerim Ismailaj në Greqi.

Bardhi shton se edhe mse 1 vit e gjysmë me vonesë, një burgaxhi i Ramës do largohet nga qeverisja ndërsa thekson se Ismailaj e mbi 20 kriminelë të tjerë janë prodhim i Edi Ramës që i futi në parlament e bashki.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së e mbyll postimin duke thënë se edhe Edi Rama do përballet me drejtësinë, herët a vonë.

“Sot kemi një lajm të mirë! Një tjetër burgaxhi i Edi Ramës do të largohet nga qeverisja. Megjithëse me 1 vit e gjysëm vonesë, u provua vërtetësia e qendrimit të Partisë Demokratike se Kryebashkiaku ilegjitim i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, është i dënuar me burg në Greqi dhe se ai e ka fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

Qerim Ismailaj është produkt politik i Edi Ramës, njësoj si mbi 20 kriminelë të tjerë që ai i futi në parlament, i emëroi në bashki dhe vazhdon me ta bashkëqeverisjen për të vjedhur pasuritë e shqiptarëve dhe bashkë me to, edhe votën e tyre.

Megjithatë, përballë të vërtetës, Edi Rama është i pafuqishëm për të mbrojtur kriminelët që e sollën në pushtet. Herët apo vonë, edhe ai vetë do të përballet me drejtësinë! E vërteta vonon, por nuk harron!” – shkruan Bardhi në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *