Vendosni fjalën kyçe....

Reshje te dendura bore, bllokohet rruga e Arbrit, në Qarkun Korcë probleme me energjinë elektrike


Reshje të dendura bore kanë përfshirë pjesën më të madhe të verlindjes e juglindjes së vendit. për shkak të reshjeve rruga e Arbrit në bypasin e Murrizit është e pakalueshme për mjetet.

Policia Rrugore u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të përdorin rrugën e vjetër. Reshje të dendura bore ka pasur edhe në Qarkun e korçës.

Për shkak të temperaturave të ulëta pa energji elektrike ka mbetur bashkia e Pustecit si dhe disa fshatra në Devoll, Maliq, Kolonjë e Pogradec.

Po kështu fshati Panarit është i bllokuar. Të gjitha rrugët  kryesore në këtë qark janë të kalueshme për mjetet.