Vendosni fjalën kyçe....

Rusia kundërpërgjigjet, edhe ajo ndalon fluturimet nga linjat ajrore në 36 vende


Rusia ka njoftuar se po ndalon fluturimet nga linjat ajrore në 36 vende, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Spanjën, Italinë dhe Kanadanë.

Ky zhvillim vjen pas një vendimi të BE-së për të ndaluar nga hapësira e saj ajrore “avionët në pronësi ruse, të regjistruar nga Rusia ose të kontrolluara nga Rusia”, shkruan BBC.

Mbretëria e Bashkuar gjithashtu ndaloi fluturimet e “Aeroflot” të zbrisnin në Britani, duke bërë që Rusia të shpallte një ndalim të menjëhershëm hakmarrës ndaj linjave ajrore britanike.