Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina raporton për dhjetra të vrarë dhe qindra të plagosur në sulmet me raketa në Kharkiv (VIDEO)


Dhjetëra njerëz janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në sulmet me raketa nga forcat ruse në qytetin ukrainas të Kharkiv të hënën në mëngjes. Të paktën kështu ka thënë këtë të hënë Ministria e Brendshme e Ukrainës.

Këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Herashchenko, tha në një postim në Facebook: “Kharkiv sapo është qëlluar masivisht nga Gradov (raketat). Dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur. Këtë tmerr duhet ta shohë e gjithë bota! Vdekje okupatorëve!”