Vendosni fjalën kyçe....

“Komisioni Hetimor një grup i strukturuar kriminal” – Braimllari ka një paralajmërim për Manjën


Ish-deputeti i LSI-së Endrit Braimllari, e ka cilësuar Komisionin Hetimor të ngritur për të hetuar presidentin Ilir Meta, si një “grup të strukturuar kriminal”.

Braimllari thotë se kryetari i këtij Komisioni, Ulsi Manja, është kapur në përgjime të prokurorisë ku i ofron pozicion pune më të lartë shefit të policisë, pas shërbimeve të këtij të fundit në fushatën e Dibrës.

Braimllari paralajmëron Manjën se dosja e tij do të hetohet.

“Komisioni hetimor, grup i strukturuar kriminal. Ulsi Manja, kryetar komisioni i kapur ne pergjime zyrtare te prokurorise duke ofruar pozicion pune me te larte shefit te policise pasi ky i kishte sherbyer ne fushaten e Dibres.
Ulsiu i thoshte: “ti je per me nalt, me kap ndonje gje te madhe se na duhesh”.

Per ç’fare i duhesh Ulsiut per te ndare parate e trafiqeve?! Ulsiu sot duhet te ishte nen hetim pa imunitet dhe ne arrest nese do kishim nje Prokurori te Pavarur dhe jo te emeruar nga Ulsiu. Prandaj Ulsiu me 18 dhjetor, kur votohej ne kundershtim me Kushtetuten per Prokurorin e Pergjithshem ishte aq shume aktiv dhe e mbronte me zell te madh.
Mos u shqeteso Ulsi, dosja 184 do hetohet por jo nga shoqja jote por nga nje drejtesi e pavarur.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta do të mblidhet sot në orën 13:00.

Hapi i parë që do të ndërmerret do të jetë ngritja e një sekretariati teknik që do punojë edhe gjatë muajit gusht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *