Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky poston videon, mohon se ka bërë thirrje për dorëzim: Ne do ta mbrojmë shtetin tonë


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka postuar një video në “Twitter” duke ecur nëpër rrugët e Kievit, në një përpjekje të dukshme për të luftuar thashethemet se ai i ka bërë thirrje ushtrisë që t’i dorëzohet trupave ruse.

“Ka shumë informacione të rreme në internet që i bëjnë thirrje ushtrisë sonë të lërë armët dhe se ka evakuime.”- tha ai.

“Unë jam këtu. Ne nuk do të dorëzojmë armët. Ne do ta mbrojmë shtetin tonë.”- shton ai.

Videoja e tij vjen në ditën e tretë të luftimeve. Mediat amerikane kanë raportuar më herët se presidenti ukrainas ka refuzuar një ofertë të Uashingtonit për të ndihmuar në evakuimin e tij nga Ukraina.

Qeveria e Kievit konfirmoi luftimet në një deklaratë më herët dhe paralajmëroi banorët të qëndrojnë në strehimore dhe të mos iu afrohen dritareve apo ballkoneve.