Vendosni fjalën kyçe....

Ish-deputetja Metaliaj nxjerr pamjet: Varrezat në Lezhë nën pushtetin e ujit


Reshjet e shiut të pasdites së djeshme, kanë përmbytur varrezat e fshatit Markatomaj në Lezhë. Ish-deputetja demokrate Lindita Metaliaj ka publikuar një video dhe disa foto të varrezave të xhiruara ditën e djeshme.

Ajo thotë se pushteti vendor duhet të marrë masa për përmirësumun e situatës dhe sistemimin e ujërave me rrjedhje malore.

“Varrezat ne Markatomaj te Lezhes dje pasdite ishin nen pushtetin e ujit !

Banoret e zones te irrituar nga kjo gjendje e pajustifikueshme kerkojne nderhyrje te menjehershme ne sistemimin e ujerave me rrjedhje malore.

Pushteti vendor ne menyre urgjente te marre te gjitha masat per sistemimin dhe permiresimin e situates!

Eshte me e pakta qe mund te behet !

Respekti ndaj te vdekurve dhe banesave te tyre te fundit eshte detyrim per pushtetin vendor!

(Pamjet jane filmuar dje pasdite rreth ores 15:00) Turp!”– shkruan Metaliaj.

Ish-deputetja shprehet se qytetarët e Lezhës janë të lodhur me “propagandën boshe të punëmbaruarve të bashkisë” dhe sipas saj ka ardhur “koha për ndryshim”.