Vendosni fjalën kyçe....

Tirana mund Laçin dhe thellon distancën në krye. Kukësi barazon me Teutën


Tirana ka thelluar distancën në krye të tabelës pas fitores bindëse që mori ndaj Laçit ditën e sotme.

Bardh e blutë fituan me rezultatin 4-1. Tirana shënoi të katërt golat në pjesën e parë me 2 gola të Xhixhës, Najadovskit dhe Seferit. Ndërsa Laçi shënoi golin sa për statistika me Shehun në pjesën e dytë.

Në sfidat e tjera, Kukësi barazoi me Teutën me rezultatin 1-1 ndërsa beteja për fundin e tabelës mes Egnatias dhe Kastriotit u fitua nga lojtarët e Rrogozhinës.