Vendosni fjalën kyçe....

Putin autorizon ‘operacionin special’ në Donbass


Presidenti rus Putin ka njoftuar se ka urdhëruar ushtrinë e vendit të tij që të kryejë një operacion special në rajonin e Donbasit pasi udhëheqësit e republikave separatiste i kërkuan Moskës ndihmë ushtarake në përgjigje të asaj që ata pretendojnë se është një rritje e ‘agresionit ukrainas’.

“Rrethanat kërkojnë që ne të ndërmarrim veprime vendimtare dhe të menjëhershme,” thuhet në urdhër. “Republikat Popullore të Donbasit iu drejtuan Rusisë me një kërkesë për ndihmë. Në këtë drejtim, në përputhje me nenin 51, pjesa 7 e Kartës së OKB-së, me sanksionet e Këshillit të Federatës dhe në zbatim të traktateve të miqësisë të ratifikuara nga Asambleja Federale dhe ndihmës reciproke me Republikat Popullore të Donetskut dhe Luganskut, kam vendosur të urdhwroj kryerjen e një operacioni special ushtarak”, përfundon Putin.

Në të njëjtën kohë, në adresë të publikut, Putin tha se donte të ‘çmilitarizonte’ dhe ‘denazifikonte’ Ukrainën. Sipas tij, ‘ne nuk kemi plane për të pushtuar territorin ukrainas’. Gjatw kohws qw ai po fliste, një seri shpërthimesh u raportuan në qytete anembanë Ukrainës, me CNN, CBC dhe një numër mediash ukrainase që raportuan se dëgjuan një shpërthim në kryeqytetin, Kiev.

Në një deklaratë, presidenti amerikan Joe Biden tha se ‘lutjet e botës janë me popullin e Ukrainës sonte, pasi ata po pësojnë një sulm të paprovokuar dhe të pajustifikuar nga forcat ushtarake ruse’.

Vendimi vjen disa ditë pasi Moska njohu pavarësinë e republikave separatiste Donetsk dhe Lugansk në Donbass, duke pretenduar se Kievi nuk kishte përmbushur detyrimet e tij sipas marrëveshjeve të Minskut të arritura në 2014 dhe 2015 për të zgjidhur konfliktin midis separatistëve dhe qeverisë ukrainase.

Zyrtarët autorizuan më vonë atë që ata e përshkruajnë si një ‘operacion paqeruajtës’ në rajon. Udhëheqësit perëndimorë për muaj të tërë kishin parashikuar një sulmi të afërt, duke deklaruar se Rusia ka grumbulluar trupa pranë kufirit të saj me Ukrainën dhe në Bjellorusinë fqinje.

Rusia deri më tani ka mohuar planet për një sulm e ka deklaruar se veprimet e saj në Donbass do të jenë në natyrë mbrojtëse. SHBA dhe partnerët e saj evropianë kanë vendosur tashmë sanksione ndaj një sërë institucioneve financiare, zyrtarëve dhe ligjvënësve rusë pas njohjes së shteteve të shkëputura, duke u zotuar të sjellin më shumë dënime nëse Moska ‘pushton më tej’ Ukrainën.